Grupi i Rezistencës në Palestinë kërkon veprime nga bota

Hamas ka bërë thirrje për të ngritur zërin në gjithë botën në kundërshtim të rinisjes së luftës së shfarosjes sioniste ndaj popullit të tyre në Rripin e Gazës. Grupi gjithashtu tha se Izraeli është “plotësisht përgjegjës për shkeljen dhe përmbysjen e marrëveshjes”.

“Netanyahu dhe qeveria e tij naziste po rikthejnë agresionin dhe luftën gjenocidale ndaj civilëve të pambrojtur në Rripin e Gazës,” tha në një deklaratë. “Ne e mbajmë përgjegjës kriminelin Netanyahu dhe okupimin nazist sionist për pasojat e agresionit tradhtar ndaj Gazës, ndaj civilëve të pambrojtur dhe popullit tonë të rrethuar palestinez, të cilët po përballen me një luftë brutale dhe një politikë të sistematizuar urie.”

Në të njëjtën linjë, Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ) tha se Izraeli po vazhdon “luftën e shfarosjes” ndaj Gazës pas “sabotimit të qëllimshëm të përpjekjeve për një armëpushim”, sipas një deklarate të shpërndarë nga media izraelite Haaretz.

PIJ tha se sulmi i rinovuar nga Netanyahu dhe qeveria e tij “kriminale” nuk do t’i japë Izraelit “përparësi ndaj rezistencës, as në terren dhe as në negociata”.

“Ne konfirmojmë se ajo që Netanyahu dhe ushtria e tij barbare dështuan ta arrijnë gjatë 15 muajve të krimeve dhe derdhjes së gjakut, ata nuk do të arrijnë ta realizojnë përsëri, falë qëndrueshmërisë së popullit tonë të shtypur dhe guximit të muxhahidinëve tanë në fushat e rezistencës.” /mesazhi