Grupi i dytë prej 200 të burgosurish palestinezë do të lirohen sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Një grup i dytë prej 200 të burgosurish palestinezë do të lirohen sot sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Zyra për Media e të Burgosurve në Gaza tha se të burgosurit që do të lirohen sot përfshijnë 121 dënime të përjetshme dhe 79 me dënime të gjata.

Zyra theksoi se 70 nga ata që vuajnë dënimin e përjetshëm do të dëbohen jashtë territoreve palestineze.

Sipas deklaratës, grupi i dytë i të burgosurve do të përfshijë 137 nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, 26 nga grupi Fatah, 29 nga Xhihadi Islamik, tre nga Fronti Palestinez për Çlirimin e Palestinës (PFLP) dhe një nga Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës (DFLP), përveç katër të tjerëve pa asnjë përkatësi partiake.