Jewish Voice for Peace (JVP) ka kritikuar ashpër një urdhër ekzekutiv të nënshkruar dje nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili hap rrugën për dëbimin e aktivistëve studentorë pro-palestinezë, duke e quajtur atë një “kryqëzatë të dhunshme” kundër lirisë së fjalës dhe mospajtimit politik.
“Jemi të neveritur nga planet e raportuara të Trump-it për të vazhduar kryqëzatën e tij të dhunshme të drejtuar kundër lirisë dhe demokracisë,” shkroi organizata progresive anti-sioniste në platformën X, duke e dënuar këtë veprim si një përpjekje “të neveritshme” për të heshtur kundërshtimin ndaj veprimeve të mbështetura nga SHBA-të në Gaza.
Grupi akuzoi Trump-in dhe grupet e djathta për shfrytëzimin e shqetësimeve rreth anti-semitizmit për të avancuar axhendën e tyre politike.
“Trump, e djathta ekstreme dhe grupe ultra-konservatore si Heritage Foundation kurrë nuk kanë mbrojtur popullin hebre; ata nuk janë të shqetësuar për sigurinë hebraike,” deklaroi grupi. /mesazhi