Grupet izraelite për të drejtat e njeriut, Yesh Din dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut në Izrael (PHRI), kanë publikuar një raport të përbashkët mbi “transferimin me forcë të palestinezëve” në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke u përqendruar kryesisht në komunitetet e barinjve në veri të Ramallah.
Raporti, i titulluar “Komunitetet e Zhvendosura, Njerëzit e Harruar”, ka gjetur se më shumë se 1,000 palestinezë janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre në këtë zonë që nga janari i vitit 2023. Sipas raportit, “Izraeli mban përgjegjësinë për kryerjen e krimit të luftës së zhvendosjes me forcë të palestinezëve në Bregun Perëndimor”.
Grupet theksojnë se natyra sistematike e këtyre akteve dhe përsëritja e tyre në zona të ndryshme çon në përfundimin e rëndë se, në disa zona të Bregut Perëndimor, Izraeli po zbatojnë praktika të pastrimit etnik të palestinezëve.