Grupet e armatosura që luftojnë kundër regjimit në Siri arrijnë në qendër të Halepit

Grupet e armatosura të opozitës që luftojnë kundër forcave të Bashar al-Assad-it këtë mbrëmje përparuan në qendër të Halepit, raporton Anadolu.

Sipas burimeve lokale, forcat opozitare kanë hyrë në qendër të qytetit të Halepit rreth mesditës dhe në mbrëmje kishin depërtuar më tej në lagjet e brendshme.

Raportohet se luftëtarët opozitarë arritën në sheshin Sadallah al-Jabiri, në pikën qendrore të Halepit. Gjatë këtij procesi, ata morën nën kontroll dhjetëra vendbanime dhe territor prej qindra kilometrash katrorë.

Grupet opozitare gjithashtu bënë përparime në provincën Idlib, duke hyrë në qytetin strategjik Saraqib, i cili ka rëndësi për rrugët e furnizimit dhe kontrollin rajonal.