Ballina Kuriozitete Grumbull 1 metër nëntokë, zbulohen 100 mijë monedha antike në Japoni

Grumbull 1 metër nëntokë, zbulohen 100 mijë monedha antike në Japoni

Një sasi prej 100 mijë monedhash antike është zbuluar së fundmi në Maebashi, një qytet i Japonisë. Mediat e huaja shkruajnë se arkelogët kanë deklaruar se këto monedha datojnë rreth 2 mijë vite më parë.

Ato u gjendën të vendosura bashkë në një zonë ku po planifikohej të ndërtohej një fabrikë. Autoritetet lokale thonë se ato u zbuluan 1 metër nëntokë ku secila “pako” përmbante 100 monedha.

“S’kam parë kurrë kaq shumë monedha të groposura, u surprizova”, tha një nga arkeologët.

334 monedha janë marrë për t’u analizuar, ndërkohë që janë identifikuar 44 loje të tyret. Më e vjetra prej tyre dyshohet të jetë një monedhë e quajtur “Ban Liang”, e cila është përdorur si fillim në Kinë gjatë sundimit të Dinastinë “Han” . Ndërkohë pjesa më e madhe e monedhave i përkasin vitit 1265 që në Japoni ndryshe njihet si “Periudha Kamakura”.

Zbuluesit besojnë se ato janë groposur gjatë zhvillimit të luftës në ato vite. Ethan Segal, profesor i Universitetit “Michigan State” tha për “Live Science” se monedha të ngjashme janë gjendur më parë në shumë zona përreth arkipelagut

Exit mobile version