Ka mjaftuar një postim në Facebook që një grua nga Singapori të marrë vëmendjen e njerëzve nga mbarë bota.
Në një fotografi të shpërndarë nga djali i saj, tregon se si zonja në fjalë çdo ditë udhëton me transport publik për të ngrënë drekë bashkë me burrin e saj që punon disa kilometra larg shtëpisë së tyre.
Postimi në Facebook fillon duke e përshkuar punën e zotëriut, i cili punon 12 orë në diellin përvëlues, vetëm për të siguruar ushqim dhe mirëqenie për familjen.
Dhe këtij heroizmi i bashkangjitet edhe zonja e tij, e cila kalon më tepër se 20 kilometra rrugë për ta ndarë ushqimin me të dhe për ta shoqëruar.
Ky postim ka marrë disa mijëra shpërndarje, ndërsa në mesin e komentuesve ka pasur të tillë që kanë kujtuar histori të tjera, si e gruas së Profetit Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin mbi të), Hatixhes, e cila kaloi malin “Xhebel-u Nur” për ti sjellë ushqim profetit Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin mbi të). /MESAZHI/