Ballina Video Ligjërata Gruaja që përqeshte fqinjtë…

Gruaja që përqeshte fqinjtë…

Një burrë bashkë me të shoqen u vendosën në një shtëpi të re. Ditën e parë, teksa ishin duke ngrënë bashkë mëngjesin, gruaja i thotë të shoqit duke i bërë me shenjë nga dritarja, e cila të ofronte pamje nga kopshti i përbashkët me fqinjin tjetër:”Shiko i dashur sa të palara duken rrobat e fqinjëve! Mesa duket, blejnë detergjentin më të lirë.”

Gruaja u mësua duke fajësuar fqinjën e saj, saqë çdo herë që e shihte duke nderë rrobat në tel, do ti thoshte të shoqit:”Shih sa keq i lajnë rrobat dhe të pakujdesshëm që janë!” Kjo vazhdoi derisa një ditë, duke parë rrobat e pastra dhe të lara mirë të fqinjëve, gruaja i thotë të shoqit:”Më së fundmi paskan mësuar si lahen rrobat.”


I shoqi ia ktheu:”Qenke ngritur herët sot e dashur dhe e paske pastruar më në fund xhamin e dritares nga e cila sheh rrobat e fqinjëve.”
Morali:
Mund të jenë fajet e tua, shkak që të konstatosh se të gjithë njerëzit e tjerë janë fajtorë. Prandaj, para se të merresh me të metat e të tjerëve, merru me të metat e tua.

Marrë nga statusi i Elmaz Fida

Exit mobile version