Gruaja palestineze ndërron jetë në paraburgimin izraelit

Sipas një organizatave joqeveritare lokale për të drejtat e të burgosurve, një grua palestineze ka ndërruar jetë në paraburgimin izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata Palestineze e të Burgosurve njoftoi se Saadia Farajallah (68-vjeç) “dha frymën e saj të fundit në burgun izraelit Dimon pranë qytetit Haifa në Izraelin verior. Megjithatë, rrethanat e vdekjes së saj nuk janë të qarta.

Farajallah, një nënë e tetë fëmijëve nga qyteti Idna në Bregun Perëndimor të pushtuar, u arrestua nga forcat izraelite në dhjetor të vitit 2021, derisa ajo ishte qëndronte pranë xhamisë Ibrahimi në qytetin Hebron.

Autoriteti Palestinez e konsideroi Izraelin përgjegjës për vdekjen e të burgosurës palestineze.

Kreu i Komisionit palestinez të të burgosurve dhe ish-të burgosurve, Qadri Abu Baker, tha se vdekja e palestinezëve është “episodi i fundit në krimet raciste të kryera kundër të burgosurve tanë dhe të burgosurave femra”.

Sipas shifrave palestineze, të paktën 230 palestinezëve kanë vdekur derisa ishin në paraburgim izraelit. Farajallah ishte një nga 29 të burgosurat femra të mbajtura në burgun Damon.

Sipas vlerësimeve palestineze, rreth 4.600 palestinezë mbahen në burgjet izraelite.