Shtetet e Bashkuara kanë hedhur në treg një monedhë me imazhin e Maya Angelou. Poetja dhe aktivistja, Maya Angelou, është gruaja e parë me ngjyrë që shfaqet në një monedhë amerikane.
Monedhat me figurën e Angelou janë pjesë e Programit Amerikan të Grave në monedha.
Ndër gratë e tjera që do të shfaqen në monedha janë Sally Ride, gruaja e parë amerikane në hapësirë; Wilma Mankiller, shefja e parë femër e Kombit Cherokee; Nina Otero-Warren, një nga luftëtaret për të drejtën e votës dhe Anna May Wong, ylli kinezo-amerikan i filmit.
Angelou u bë e njohur me botimin e autobiografisë së saj “I Knoë Why the Caged Bird Sings” në vitin 1969, një rrëfim i sinqertë i përdhunimeve dhe racizmit në jugun e veçuar.
Ajo gjithashtu punoi me udhëheqësit e të drejtave civile Martin Luther King, Jr. dhe Malcolm X. Angelou recitoi poemën në ceremoninë e inaugurimit të parë presidencial të Bill Clintonit.
Në vitin 2010 Barack Obama e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Ajo vdiq në vitin 2014 në moshën 86-vjeçare.