Gruaja e Saed Abu Nabhan-it, kameramanit të pavarur të Anadolu-t, i cili u vra nga forcat izraelite në Gaza, tha se gjithsej 31 anëtarë të familjes së burrit të saj janë vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite, raporton Anadolu.
Më 10 janar, ushtria izraelite shënjestroi kampin e refugjatëve Al-Jadid pasi rrethoi një zonë ku të pranishëm ishin edhe disa gazetarë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë punëtorët e shpëtimit duke nxituar një person të plagosur në një barelë nga një ndërtesë.
Në pamjet e marra nga vendi i ngjarjes, shihet se si punonjësit humanitarë nxjerrin me shpejtësi një të plagosur nga një shtëpi.
Abu Nahban, i cili ishte afër dhe vrapoi duke ndjekur të gjithë ngjarjen me pajisjet e tij, u qëllua nga ana e kundërt nga të shtënat me armë.
Ai ra përtokë dhe mbeti i palëvizshëm për disa momente, ndërsa njerëzit përreth nuk guxuan t’i afrohen nga frika se mund të ishin objektivi i të shtënave të ushtrisë izraelite.
Gruaja e të ndjerit Abu Nabhan, Beraa Ziyad Abdulhafiz Hamide, tha për Anadolu se burri i saj ishte 25 vjeç. Ajo tha se Abu Nabhan kishte jetuar më parë në kampin e refugjatëve Al-Jadid, në veriperëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat në Gaza.
“Unë dhe Saedi kemi një fëmijë 15 muajsh të quajtur Anas. Fëmija ynë ka lindur rreth një muaj para se të fillonin sulmet izraelite”, tha ajo.
Ajo theksoi se gjithsej 31 anëtarë të familjes së Saed-it u vranë nga forcat izraelite. Në sulmet izraelite, të cilat vazhdojnë që nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit 2023, deri më sot janë vrarë pothuajse 46.600 palestinezë.
Miqtë e të ndjerin Abu Nabhan thanë se ai kishte pak kohë për të kaluar me fëmijën e tij për shkak të kushteve të rënda në Gaza. Ata e kujtojnë atë si një person pozitiv dhe gazmor.