Një gropë masive është hapur në një autostradë në Teksas, për shkak të përmbytjeve ekstreme nga Uragani Harvey.
Policia e Hjustonit i paralajmëroi banorët që të largoheshin nga rruga.
“Kujdes në këtë zonë!” apeluan policia në Twitter, duke postuar një fotografi të vrimës masive që ka bllokuar qytetin.
Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga kjo katastrofë, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar të hipin në çatitë e tyre për t’i shpëtuar përmbytjeve. Shumë njerëz ende presin ndihmë nga shërbimet emergjente. /MESAZHI/