Në pamje të parë, simptomat e koronavirusit, të njohur ndryshe si Covid-19, janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes.
Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të duken të ngjashëm në fillim. Të dyja janë sëmundje të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme.
Njerëzit me grip dhe ftohje mund të përjetojnë:
– rrufë ose hundë të bllokuara
– tështitje
– dhimbje trupi
– lodhje
Si rregull, simptomat e gripit janë më të rënda se simptomat e ftohjes. Një tjetër ndryshim i dallueshëm midis të dy sëmundjeve është se sa serioze janë. Ftohjet rrallë shkaktojnë gjendje apo probleme të tjera shëndetësore. Por gripi mund të çojë në:
– infeksione të veshit
– pneumoni
Simptomat e ftohjes dhe gripit ngatërrohen edhe me simptomat e Covid. Simptomat kryesore të Covid janë:
– lodhje
– ethe
– kollë
– gulçim
Tështitja nuk është tipike për Covid. Simptomat e gripit janë të ngjashme me ato të Covid duke përfshirë temperaturën dhe dhimbjet e trupit, por mund të mos keni gulçim nëse keni grip. Simptomat më të zakonshme të koronavirusit përfshijnë:
– ethe
– temperaturë
– kollë e thatë
– gulçim
– dhimbje muskujsh
– lodhje
Shtojcë: humbje e nuhatjes dhe shijes
Simptoma më pak tipike për Covid:
– gëlbazë
– dhimbje koke
– diarre
Simptoma jo tipike:
– rrjedhje nga hundët
– dhimbje e fytit