Grimerja kosovare e njohur si “Sellma” e cila operon në Prishtinë me sallon zbukurimi e ka komentuar me fjalë “të dashura” të bijën e kriminelit serb Arkan Raznatovic, i cili ishte përgjegjës për krime të panumërta në Kosovë.
Sellma, e cila është e preferuara e artistëve kosovar kur vie fjala te kurimi i dukjes, e ka komplimentuar përmes rrjetit Instagram në gjuhën serbe Anastasia Raznatovic, të bijën e kriminelit Arkan dhe këngëtares Zvetlana Raznatovic (Ceca).
“Lepotica” ishin fjalët e përzgjedhura të Sellmës, ndërsa e bija e kriminelit të vrarë i është përgjigjur në gjuhën serbe: “Faleminderit e dashur!”
Reagimet nuk kanë qenë të pakta në radhët e komentuesve, ndërsa shumë prej tyre kanë thënë se i gjithë faji është te klientela e saj që e ka fuqizuar duke e paguar me cmime marramendëse për shërbime bukurie. (Mesazhi)