Griezmann pensionohet nga Franca

Antoine Griezmann ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se po largohet nga Kombëtarja franceze.

Lojtari i Atlético de Madridit ka lëshuar një deklaratë të shkurtër me një video të pamjeve, duke luajtur për Francën.

“Me një zemër të mbushur me kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë madhështore trengjyrëshe dhe shihemi së shpejti”, shkruan Griezmann në njoftim.

Griezmann largohet nga Les Bleusi pasi mbrojti fanellën e tij në 137 ndeshje, në të cilat shënoi 44 gola dhe bëri 38 asistime.

Në këtë periudhë kohore ai luajti tri kupa të botës, duke fituar një në 2018 dhe duke qenë nënkampion në atë të 2022