Greva 24-orëshe ndërpret trafikun ajror në aeroportin e Athinës

Greva 24-orëshe nga punonjësit e sektorit publik në Greqi ka ndërprerë trafikun ajror në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” të Athinës, raporton Anadolu.

Greva, e cila përfshinë kontrollorët e trafikut ajror dhe stafin tokësor, çoi në anulimin e shumë fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare, duke bllokuar mijëra pasagjerë dhe duke shkaktuar ndërprerje të përhapura të udhëtimit.

Greva tërhoqi pjesëmarrje të gjerë nga federatat, sindikatat dhe shoqatat në të gjithë sektorin publik dhe privat, të cilët kërkojnë reforma domethënëse.

Ndër kërkesat e tyre janë marrëveshja kolektive e punës në të gjithë sektorët, masa për të luftuar rritjen e kostove të jetesës, përcaktimin e pagës minimale përmes marrëveshje kolektive të lira, jo përmes dekretit të qeverisë si dhe drejtësi tatimore dhe lehtësim për punëtorët dhe pensionistët.