Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Greqia vlerëson Turqinë dhe kritikon BE-në për krizën e emigrantëve

Greqia vlerëson Turqinë dhe kritikon BE-në për krizën e emigrantëve

Kyriakos Mitsotakis

Përballë shqetësimeve për një valë të re refugjatësh, Greqia ka vlerësuar Turqinë si një partner të rëndësishëm, teksa ka shfaqur kritika ndaj BE-së.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vlerësoi Turqinë si një partner që duhet mbështetur në menaxhimin e çdo sfide të re të emigrimit në Evropë.

Mitsotakis shtoi se Evropa nuk ka arritur të krijojë një politikë të përbashkët dhe kohezive në trajtimin e çështjes së emigrantëve.

Më shumë se një milion refugjatë që ikën nga konflikti në Siri kaluan në Evropë përmes Greqisë dhe Turqisë gjatë viteve 2015-2016.

Ardhjet e emigrantëve në Greqi, qoftë nga toka ose nga deti, në përgjithësi janë ngadalësuar që nga viti 2016, kur BE-ja ra dakord për një marrëveshje me Turqinë për të frenuar flukset në këmbim të mbështetjes financiare.

Kryeministri Mitsotakis zotohet se nuk do të ketë një përsëritje të situatës së asaj kohe. Por pas ngjarjeve të fundit në Afganistan është shtuar frika për një krizë të re refugjatësh.

Komente të tilla kryeministri grek i bëri në kohën kur liderët nga BE u takuan në Athinë për të diskutuar situatën e emigrantëve dhe ndryshimin e klimës pas një vere të nxehtë shoqëruar me zjarre masive dhe përmbytje. /euronews

Exit mobile version