Greqia vazhdon praktikat çnjerëzore ndaj emigrantëve të parregullt në detin Egje, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe t’i shtyjë ata me dhunë në ujërat territoriale turke.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) publikoi video me pamje që tregojnë se si personeli i Rojës Bregdetare greke drejton armët e zjarrit ndaj emigrantëve dhe i rreh ata me shkopinj dhe pastaj i shtyn në ujërat territoriale turke.
Pamjet janë filmuar në periudha të ndryshme dhe tregojnë qëndrimin e pamëshirshëm të palës greke ndaj emigrantëve të paligjshëm, në mesin e të cilëve gjenden gra dhe fëmijë.
Këto praktika çnjerëzore janë vërtetuar me pamjet e xhiruara nga kamerat dhe në pamje duket se si njësitë e Rojës Bregdetare greke i tërheqin gomonet me emigrantë të parregullt drejt ujërave territoriale turke.
Roja Bregdetare greke bën manovra të rrezikshme pranë varkave e gomoneve me emigrantë, duke i penguar kështu ato të lëvizin drejt ujërave territoriale të Greqisë; i rreth emigrantët me shkop, drejton armët e zjarrit ndaj tyre dhe tenton t’i fundosë varkat dhe gomonet.
Në video evidentohet edhe fakti se si Roja Bregdetare greke hap zjarr në ajër dhe përreth gomones.
Mes emigrantëve të shpëtuar nga Roja Bregdetare turke ka edhe nga ata që janë rrahur e keqtrajtuar nga personeli ushtarak grek. /trt