Greqia sërish nën kërcënimin e zjarreve gjatë fundjavës

Temperaturat e larta dhe erërat e verës me shpejtësi të lartë që parashikohen për tre ditët e ardhshme, rrisin kërcënimin për zjarre në katër zona kryesore të Greqisë, tha ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, duke bërë thirrje për kujdes.

Rishikimi i kushteve të kërcënimit ishte edhe qëllimi i një takimi të kryesuar nga Kikilias me zyrtarë të qeverisjes vendore dhe agjencitë e mbrojtjes së klimës.

Edhe në një takim të mbajtur më herët nga Komiteti i Vlerësimit të Kërcënimeve, u njoftuan gjasat e larta të zjarreve në zona specifike gjatë tre ditëve të ardhshme.

Sipas Hartës Ditore të Rrezikut të Zjarrit të Ministrisë për të Premten, zonat me rrezik të lartë zjarri (Kategoria 4 në shkallën 1 deri në 5) përfshijnë rajonin e Atikës, rajonin e Greqisë Qendrore (Viotia, Evia) dhe rajonin e Egjeut të Veriut (Lesvos, Kios, Samos dhe Ikaria).

Erërat e quajtura meltemia do të fillojnë sot duke arritur shpejtësinë maksimale gjatë gjithë fundjavës.