Rritja e ndjeshme e rasteve ka bërë që Greqia të ashpërsojë masat anti-Covid. Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikiliaspas, ka njoftuar se masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e shtunë dhe fokusohen tek personat që nuk janë vaksinuar.
Sipas vendimit të marrë të gjithë punonjësve të pavaksinuar, në sektorin publik edhe privat do t’u kërkohet të bëjnë dy teste në javë, të shpejta ose PCR.
Gjithashtu nuk mund të hyjnë në banka, hotele, parukeri etj, pa treguat një test PCR ose test të shpejtë.
Mediat greke raportojnë se bizneset që nuk do të respektojnë rregullat do të gjobiten me 500 euro, duke rrezikuar edhe pezullimin e aktivitetit për 15 ditë.
Kikiliaspas tha gjithashtu se datën 5 nëntor do të fillojë edhe aplikimi i dozave të treta për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. /tiranapost