Qeveria greke njoftoi se do të fillojë procesin e vaksinimit kundër koronavirusit (COVID-19) për migrantët dhe refugjatët në ishujt lindor të Egjeut të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Migrantët dhe refugjatët në kampin Kara Tepe në Ishullin Lesbos në lindje të Detit Egje, së bashku me ata në kampin Vial në Ishullin Hios dhe kampin e refugjatëve në Vathi në Ishullin Samos, do të jenë të parët që do të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Vaksinimi më pas do të vazhdojë edhe në ishujt e tjerë dhe territorin kontinental.
Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) do të administrojë vaksinat çdo të enjte dhe të premte.
Deri më tani, një refugjat mashkull nga Afganistani ka vdekur nga COVID-19 shtatorin e kaluar në kampin Malakasa.
Aktualisht, rreth 12.100 refugjatë dhe azilkërkues banojnë në ishujt e Egjeut, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara nga UNHCR midis 17 majit dhe 23 majit.
Migrantët dhe refugjatët do të pranojnë vaksinën njëdozëshe Johnson & Johnson. /aa