Greqia dhe Qiproja greke përpiqen të burgosin Turqinë në Gjirin e Antalyas me hartën e Seviljas

Harta e Seviljas e cila ka ardhur në rend dite nën dritën e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë, pavarësisht se nuk ka asnjë cilësi ligjore ajo vazhdon të merret shpesh si bazë nga Greqia dhe Qiproja greke në përcaktimin e juridiksioneve detare në Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Harta e Seviljas me të cilën Greqia dhe Qiproja greke po përpiqen të imponojnë “kufijtë e Bashkimit Evropian në Mesdheun Lindor”, në të vërtetë përdoret si një prej mjeteve kryesore për të izoluar Turqinë duke e burgosur atë në Gjirin e Antalyas dhe në një hapësirë detare të ngushtë përreth saj.

Për hartën në fjalë ku edhe ambasada e SHBA-së në Ankara dje tërhoqi vëmendjen se ajo nuk ka “detyrim ligjor”, në të njëjtën kohë edhe nga zyrtarët e BE-së pak kohë më parë është theksuar se ajo “nuk ka ndonjë dispozitë zyrtare”.

Por, burime të ndryshme të BE-së që kanë lidhje me dyshen Greqi dhe Qipron greke, vazhdojnë të paraqesin në burimet e tyre hartën e Seviljas e cila nuk ka dispozitë ligjore.

Harta e Seviljas

Harta e Seviljas u përgatit në vitin 2007 nga prof. Juan Luis Suarez de Vivero, eksperti në fushën e gjeografisë detare humane në Universitetin Sevilla të Spanjës.

Në këtë hartë që përmendet me emrin e universitetit, Vivero tregon zonat e juridiksionit detar në Mesdheun Lindor.

Vivero, zonat e juridiksionit detar që përfshijnë shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike (EEZ) në hartë e përcakton plotësisht sipas përllogaritjes së “vijës së mesme”. Sipas kësaj, parashikohet që pa përjashtim të gjithë ishujve në rajon t’u jepet “kompetencë e plotë” njëjtë sikurse territoret kryesore.

Sipas hartës së vizatuar me një përllogaritje plotësisht matematikore, shelfi kontinental i Greqisë në Mesdheun Lindor zbret nga ishulli Kastellorizo drejt Egjiptit deri në mesin e Mesdheut Lindor. Me përfshirjen brenda kësaj edhe të territoreve detare që i njihen Qipros greke me përllogaritjen në të njëjtën mënyrë me vijën e mesme, zona e juridksionit të Turqisë në Mesdheun Lindor tregohet vetëm me një zonë të vogël në gjirin e Antalyas.

Në rast se Katellorizos i njihet “kompentecë e plotë”, ky ishull i ndërpret një projeksion të gjatë bregdetar Turqisë me një juridiksion detar në madhësinë e rreth 40 mijë kilometra katrorë, pra me përmasën e 4.000 herë më të madhe se vetë ishulli që është pothuajse ngjitur me bregdetin jugor të Turqisë.

Turqia refuzon këto pretendime duke theksuar se krijimi i një zone të shelfit kontinantal me gjërësi 40 mijë kilometra katrorë nga një zonë me sipërfaqe 10 kilometra katrorë që ndodhet 2 kilometra nga Anadolli dhe 580 kilometra nga territori kryesor i Greqisë nuk është një tezë racionale dhe që nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Tezat e Turqisë vërehet se kanë filluar të gjejnë jehonë në zona më të gjera.

Në një artikull të shkruar më pas nga Vivero i cili ka përgatitur hartën, vërehet se ai pranon që harta nuk reflekton situatën në terren duke tërhequr vëmendjen me shprehjen se mosmarrëveshja me Turqisë dhe Greqisë është shumë e vjetër dhe që “Përllogaritja me vijën e mesme në Detin Egje i lë një zonë shumë të madhe të juridiksionit detar Greqisë e cila është fqinj dhe shumë afër brigjeve të Turqisë. (Në Mesdheun Lindor) Kur përfshijmë në ekuacion edhe Qipron, shikojmë që zona e juridiksionit detar të Turqisë mebetet shumë e vogël dhe se kjo do të krijojë probleme eknomike dhe gjeopolitike”.

“Harta e Seviljas është një hartë jolegjitime”

Drejtoi i Qendrës për zbatimin dhe kërkime të ligjit detar të Universitetit të Ankarasë, prof. dr. Hakan Karan në një deklaratë për AA tha se harta e Seviljas në të vërtetë ka cilësinë e një punimi akademik të kryer njëanshëm.

Ai nënvizoi se harta ka një qasje të njëanshme në kufirin detar. 

“Për kufizimet ka një qasje dypalëshe ose shumëpalëshe dhe rregullat e ligjit detar formohen në këtë kontekst. Shtetet përcaktojnë kufijtë e tyre bazuar në autoritetin e dhënë nga ligji detar. Por, kryesisht në zonat detare të mbyllura dhe gjysëm të mbyllura këto kufij mund të bien ndesh me kufijtë e një shteti tjetër. Edhe Mesdheu Lindor është një zonë detare e tillë. Në këtë rajon zonat e juridiksionit detar të të gjitha shteteve që kanë brigje në det do të ndeshen (ndërpriten) me njëri tjetrin”, tha Karan.

“Shtetet, kufizimeve të tyre u afrohen nga frontet e tyre”, theksoi Karan duke shtuar se harta e Seviljas mbështet tezat e Greqisë dhe se ajo është përgatitur në mënyrë të njëanshme.

Pasi ka bërë të ditur se edhe Vivero në publikimin e tij mëpasshëm ka rishikuar hartën e Seviljas e cila është harta e parë, Karan tha se “Për shkak se është e njëanshme ky është një punim i pavlerë për t’u vendosur në plan të parë”.

Duke iu referuar marrëveshjes së ligjit detar të Kombeve të Bashkuara (UNCLOS) të vitit 1982, Karan rikujtoi se kjo shihet si “Kushtetuta e ligjit detar” nga shumë vende.

Karan thotë se marrëveshja parashikon që çdo ishull ka ujërat e tij territoriale dhe nëse ka jetesë sociale ka shelf kontinental dhe zonë ekskluzive ekonomike. “Kur shikojmë Kastellorizon vërejmë se në ishull ka jetesë sociale. Për këtë arsye, për shkak se është palë e UNCLOS, Greqia pretendon se Kastellorizo ka shelf kontinental dhe zonë ekskluzive ekonomike. Por, e njëjta marrëveshje mbron edhe masën e të drejtës. Në të njëjtën kohë ka shumë vendime gjyqësore që mbajnë në plan të parë masën e të drejtës”, shtoi Karan.

Ai vuri në dukje se vendimet gjyqësore nuk i marrin në konsideratë ishujt në kornizën e të drejtës kur bëhet fjalë për ishuj si në rastin e Katellorizos të cilët janë ishuj që janë larg me territoret e tyre kryesore dhe afër brigjeve përballë (të kundërt) që përbëjnë kryesisht probleme.

“Harta e Seviljas merr në konsideratë një normë të UNCLOS ndërsa të tjerat jo. Ajo injoron vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Injoron ligjin që i përmbahet Turqia. Nga ky drejtim ajo është jolegjitime”, potencoi Karan i cili njoftoi më tej se Turqia nuk është palë në UNCLOS dhe se për këtë arsye edhe marrëveshja nuk do të sjellë detyrim për Turqinë.

Pasi vuri në dukje se Turqia mund t’i përmbahet ligjit detar të para vitit 1982, Karan tha se “Turqia mbron se ishujt që paraqesin një situatë të veçantë në Egje dhe Mesdheun Lindor nuk mund të kenë në asnjë mënyrë zona të juridiksionit detar”.