Greqi, zjarr pyjor afër Athinës

Ndaj zjarrit pyjor që shpërtheu në Koropi në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, po bëhen ndërhyrje nga ajri dhe toka, transmeton Anadolu.

Sipas mediave greke, ndaj zjarrit që filloi në orët e drekës po kryhet ndërhyrje me 85 zjarrfikës, 25 automjete, 2 avionë dhe 5 helikopterë.

Në lajme thuhet se është vendosur nën kontroll zjarri pyjor që shpërtheu dje në Gadishullin Evia.

Autoritetet bëjnë të ditur se sot ka “rrezik shumë të lartë nga zjarri” duke paralajmëruar banorët në rajonet Evia, Attiki, Korinth dhe Argolida, që të jenë të kujdesshëm.