Qeveria greke pritet të zbatojë të mërkurën masën e vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19 për këdo që punon në sektorin e shëndetësisë.
“Edhe pse tashmë i shkruar, ligji do të zbatohet plotësisht nga 1 shtatori”, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë greke, Giannis Oikonomou, në një konferencë shtypi.
Më herët, një gjykatë hodhi poshtë më shumë se 100 kërkesa nga praktikuesit mjekësorë dhe administratorët e spitaleve për një urdhër për parandalimin e zbatimit të ligjit, derisa Gjykata Supreme e Greqisë të vendosë mbi ligjshmërinë e saj.
Sipas ligjit, punonjësit shëndetësorë të pavaksinuar do të detyrohen të marrin leje të papaguar derisa të vaksinohen plotësisht.
Më parë, sindikatat greke kërkuan që kërkesa për vaksinim të paktën të shtyhet.
Autoriteti shëndetësor grek vlerëson se rreth 20 000 punonjës, ose rreth 20 për qind e atyre që punojnë në sektorin e shëndetësisë, janë të pavaksinuar kundër COVID-19. /atsh