Të paktën katër emigrantë kanë humbur jetën nga mbytja e një varke pranë ishullit grek Samos, fatkeqësia e dytë e tillë vdekjeprurëse këtë javë, transmeton Anadolu.
Viktimat u identifikuan si dy gra dhe dy fëmijë, tha transmetuesi publik ERT, duke shtuar se 16 emigrantë ishin gjithashtu në të njëjtën varkë teksa viktimat po shpëtoheshin.
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar me pjesëmarrjen e rojes bregdetare, policisë dhe ekipeve të shpëtimit, nën mbikëqyrjen e Qendrës së Unifikuar për Koordinimin e Kërkim-Shpëtimit, thuhet në njoftim.
Këtë të hënë, të paktën tetë emigrantë, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy gra, vdiqën në një anijembytje në Samos.