Greqi – Situatë e rënduar nga zjarret, evakuohen dhjetëra banorë

Policia dhe autoritetet lokale filluan evakuimin e fshatrave Rovies dhe Paleochori sot pasdite, me urdhër të zjarrfikësve.

“Flakët janë shumë pranë shtëpive dhe ne kemi një detyrim për të shpëtuar njerëzit para së gjithash”, tha guvernatori i Rajonit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, në Rovies.

Banorët në zonë morën një mesazh të ri nga numri i urgjencës 112 duke i këshilluar ata që të evakuojnë Rovies dhe Paleochori, pasi janë në rrezik nga zjarri.

Nuk është e mundur të dërgohen përforcime, sepse rrugët drejt Kalamoudit, Manastirit të Shën Davidit Plaku dhe Drymonas janë bllokuar.

Pak më herët, flakë të mëdha rrethuan fshatin Damia, ndërsa zjarri doli jashtë kontrollit, duke rrethuar fshatrat dhe duke bllokuar njerëzit dhe zjarrfikësit brenda frontit të tij.

Automjetet e zjarrfikësve janë bllokuar në zona të ndryshme, pasi rrugët midis fshatit Damia dhe Paleochori nuk janë më të kalueshme. /atsh