Partia opozitare e Aleancës së Majtë Radikale (SYRIZA) dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin e Palestinës i bënë thirrje qeverisë greke të njohë shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.
Sekretari i Përgjithshëm i KKE-së, Dimitris Koutsoumpas i dha një mesazh mbështetjeje popullit palestinez në këtë ditë të veçantë të shpallur nga OKB-ja në vitin 1977 ndërsa sulmet e Izraelit në Gaza i cilësoi si “gjenocid”.
Në thirrjen drejtuar qeverisë greke, Koutsoumpas tha: “Ne po i shtojmë zërin tonë zërit të popullit palestinez. Shteti i Izraelit po kryen gjenocid në Gaza me mbështetjen e SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Qeveria greke duhet të tërheqë fregatën nga Deti i Kuq dhe të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet ushtarake, ekonomike dhe politike me Izraelin. Sot lufta e popullit palestinez për pavarësi është e vetmja rrugë për paqen e përhershme në Lindjen e Mesme”.
Edhe në një deklaratë të publikuar nga SYRIZA, qeverisë greke i kërkohet njohja e shtetit të Palestinës.
Në deklaratën ku sulmet me të cilat përballet populli palestinez cilësohen si “gjenocid”, thuhet se komuniteti ndërkombëtar duhet të kalojë në veprim.
Më tej rikujtohet se Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Në Gaza duhet të shpallet armëpushim i menjëhershëm, të dërgohet ndihma humanitare dhe të lirohen pengjet. “Kundër popullit palestinez zbatohet gjenocid për më shumë se 400 ditë. Brutaliteti në Gaza duhet të ndalet. Kjo është e domosdoshme jo vetëm për hir