Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Greqi, partia opozitare kërkon zbardhjen e vd’ekjeve të emigrantëve të parregullt

Greqi, partia opozitare kërkon zbardhjen e vd’ekjeve të emigrantëve të parregullt

Anëtari përgjegjës për politikat e imigracionit të partisë kryesore opozitare në Greqi, Aleancës së Majtë Radikale (SYRIZA), Giorgos Psychogios kërkoi hetim lidhur me lajmet që bazohen në deklaratat e dëshmitarëve se të paktën 43 emigrantë të parregullt humbën jetën në 15 incidente gjatë 3 viteve si pasojë e shtytjes (kthimit prapa) nga elementët grekë, transmeton Anadolu.

Duke folur për BBC, Psychogios tha: “Ne kërkojmë hetim gjithëpërfshirës, ​​përgjigje, llogaridhënie. Ne u kushtojmë rëndësi jetës së njerëzve. Nuk mund të mësohemi me humbjen e jetëve”.

Ai thekson se partia e tij ka kërkuar më parë zbardhjen e pretendimeve se institucionet dhe organizatat ndërkombëtare kanë ngritur në rend dite çështjen lidhur me rojet bregdetare greke vitet e fundit.

– Zëdhënësi i qeverisë mbron idenë se pretendimet ende nuk janë vërtetuar

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis deklaroi se pretendimet ende nuk janë vërtetuar dhe janë duke u hetuar. “Kohët e fundit falë bashkëpunimit të mirë të autoriteteve turke dhe greke, një numër i konsiderueshëm i kontrabandistëve të qenieve njerëzore janë eliminuar në kuadër të luftimit të origjinës së migrimit të parregullt”, tha ai.

Dëshmitarët që folën për median britanike BBC pohuan se elementët grekë shkaktuan vdekjen e 43 emigrantëve të parregullt në 15 incidente të kthimit (shtyrjes prapa) në Mesdhe brenda tre viteve.

Në lajmin e transmetuar nga BBC të bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, thuhet se 43 persona kanë humbur jetën pasi janë shtyrë nga elementë grekë ose janë braktisur sërish në det pasi kanë mbërritur në ishujt grekë.

Më tej thuhet se një ish-punonjësi të rojës bregdetare gjatë intervistës së BBC-së iu tregua një video që përfshinte 12 emigrantë të parregullt të cilët hipën në një varkë të Rojës Bregdetare Greke dhe më pas lihen në një gomone. Gjatë një pauze në intervistë, ky person, duke menduar se mikrofoni ishte i fikur, i telefonoi dikujt tjetër dhe i tha në greqisht: “Nuk e di pse e kanë bërë këtë në mes të ditës. Është absolutisht e paligjshme dhe krim ndërkombëtar”.

Exit mobile version