Përderisa zjarret vazhdojnë në ditën e tretë në zonën pyjore të gadishullit të Peloponezit në Greqi, është bërë thirrje për evakuimin e fshatrave Sofiana dhe Rethi në rajon, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror grek, ERT, banorët e fshatrave Sofiana dhe Rethi kanë marrë një mesazh në celularët e tyre mëngjesin e sotëm nga shërbimet e Mbrojtjes Civile, ku u kërkohet të evakuojnë zonën.
Dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë betejës për të shuar zjarrin, i cili ka vijuar në shumë fronte dhe është afruar në zona të banuara.
Ditën e djeshme ishte zbuluar se nga zjarri kanë humbur jetën dy banorë të zonës, të moshës 35 dhe 40-vjeç, të cilët kanë marrë pjesë vullnetarisht në punimet për shuarjen e zjarrit.
Përpjekjet për shuarjen e zjarrit pyjor, i cili nisi të dielën pranë Ksilokastros në gadishullin e Peloponezit, vijojnë në ditën e tretë, si nga ajri ashtu edhe nga toka.
Ndërkaq, përpjekjet për shuarjen e zjarrit, të mbështetur nga ekipet e zjarrfikësve, banorëve vendas dhe vullnetarëve, po vazhdojnë me vështirësi për shkak të erës së fortë që mbizotëron në rajon.
🚨🇬🇷 Greece Fires
More horrific scenes from Greece as man-made fires burn through the Island.
Let’s start calling this out for what it is which is ECO-TERRORISM masquerading as Climate Change. pic.twitter.com/rjBcnvkDyH
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) August 29, 2023