Kryeministri konservator spanjoll, Mariano Rajoy theksoi se fitorja elektorale e partive të ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani do të ishte katastrofë për Evropën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai për një radio të enjten tha se fitorja e Frontit Nacional të Marine le Pen në zgjedhjet e Francës gjatë pranverës dhe e nacionalistëve Alternativa për Gjermani, apo AfD, në Gjermani gjatë muajit shtator do të çojë “drejt shkatërrimit të Evropës”.
Rajoy ka akuzuar të dyja palët për demagogji të lirë, të cilat, tha ai, vetëm kanë shërbyer për të gjeneruar varfërinë dhe ndarjen.
Rajoy, i cili shpreson që partia Unionit Kristian Demokrat të kancelares Angela Merkel të fitojë në Gjermani si dhe partia e Republikane apo Socialiste në Francë, tha se është e rëndësishme për Evropën që zgjedhjet në këto dy shtete të shkojnë mirë