Më shumë se 150 zjarre shpërthyen në vend në tre ditët e fundit për shkak të valës së nxehtë dhe erërave të forta.
Thuhet se lagjja e Atikës nuk mund të furnizohet me energji elektrike për shkak të zjarreve.
Dy persona u arrestuan si pjesë e hetimit që vazhdon për zjarret.
Vatra e zjarri Varibombi, në veri të Athinës, u aktivizua përsëri edhe pse ishe vënë nën kontroll.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin me më shumë se 100 vatra zjarri në pyje.
Për periferitë e kryeqytetit është dhënë urdhri i evakuimit, ndërsa janë mbyllur rrugët për në Athinë; lejohet të kalojnë vetëm zjarrfikëset, ambulancat, automjetet ushtarake dhe kamionët e punës.
Janë evakuuar me dhjetëra qytete e fshatra nga Ishulli Eğriboz (Euboia) në Gadishullin e Moresë (Peloponez).
Zjarret, të cilët u vunë nën kontroll dje në qytetin antik të Olimpias në Gadishullin e Moresë (Peloponez), u përshpejtuan përsëri sot.
Flakët u janë afruar vendbanimeve në gadishull.
Zjarri në ishullin Eğriboz vazhdon ende. Rreth 300 shtëpi dhe 200 mijë hektarë tokë në ishull janë bërë shkrumb e hi.
Në luftën e saj kundër zjarreve Greqisë i vjen mbështetje edhe nga jashtë.
Franca kontribuon në punimet për izolimin e vatrave të zjarrit me dy avionë zjarrfikës dhe me më shumë se 80 profesionistë.
Ukraina njoftoi gjithashtu se kanë mbërritur në Greqi 100 punonjës të zjarrfikëses ukrainase.
“Prioriteti i qeverisë është të mbrojë së pari jetën e njerëzve, pastaj të mbrojë pronën private, mjedisin natyror dhe infrastrukturën kritike,” tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis më herët në një fjalim të drejtpërdrejtë. /trt