Greqi, 6 të vdekur nga moti i ligë

Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të ligë që përfshiu siujdhesën greke Euboea (Evia), transmeton Anadolu Agency (AA).

Nikos Hardalias, ministri grek për Menaxhimin e Krizave, tha se midis të vdekurve është edhe një çift në moshë dhe një foshnje tetë muajshe. Ai shtoi se së paku dy persona janë zhdukur.

Moti i ligë shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar rrugët dhe urat, veçmas në jug të Halkide, rreth 100 kilometra nga Athina. Është ndërprerë komunikimi rrugor dhe mënyra e vetme për të arritur deri te ishulli është trageti.

Shërbimi zjarrfikës mori 495 thirrje, prej tyre 47 ndërlidhen me persona të bllokuar nëpër shtëpitë dhe veturat e tyre. Së paku tetë prej 47 personave janë evakuar me helikopterë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shprehu ngushëllim familjeve të personave që humbën jetën.

Nga Mbrojtja Civile greke theksuan se në rajon do të vazhdojnë kushtet e këqija klimatike, ndërsa qytetarët u paralajmëruan të ndërmarrin masa mbrojtëse.