Grenell thotë se të dyja palët u dakorduan që Ujmani të quhet Liqeni Trump

I dërguari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me një veprim të serbëve ku Liqenit të Ujmanit simbolikisht ia vunë emrin  Liqeni Trump.

Grenell thotë se vendosja e një emri për liqenin, ishte problematike gjatë diskutimit në Washington, edhe për palën kosovare por dhe atë serbe, njofton Klan Kosova.

Ndërsa shkruan se për këtë të dyja palët, janë dakorduar që atë ta quajnë Liqeni Trump.

”Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze pavarësisht nga kompromisit për studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”.