Grenell: Kurti solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët

Emisari presidencial për misione të Posaçme në administratën e Trumpit, Richard Grenell ka vazhaur me kritika ndaj qeverisë aktuale të Kosovës të udhëhequr nga Kurti.

Grenell duke shpërndarë një postim të kryeministri Kurti në X të datës 22 korrik 2024, i cili kishte vlerësuar ish- presidentin Biden, ka thënë se Kurti i solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët.

“Marrëdhëniet e SHBA me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai i solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët. Ai u dënua nga liderët evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden. Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata”, ka thënë Grenell.

Ai edhe ditë më parë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili kishte thënë se qasja e Biden e ka vënë Kosovën në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë.