Grenell e quan Mustafën udhëheqës guximtar, pasi tha se taksa të hiqet ashtu siç po kërkon SHBA-ja

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur udhëheqës të guximshëm kreun e LDK-së Isa Mustafa, pasi  deklaroi të dielën se taksa duhet të hiqet sa më parë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Grenell shkroi se heqja e tarifës 100 për qind nga qeveria Kurti, do të ishte hap i rëndësishëm për të ecur tutje..

“Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është një udhëheqës i guximshëm. Largimi i tarifës nesër, do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm dhe një përparim i dukshëm në këtë proces. Zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifat të hiqet”, ka shkruar Grenell.

Ndërkohë, Mustafa ka deklaruar se deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës.

Kreu i LDK-së ka theksuar se taksa duhet hequr jo vetëm se po e kërkon partneri strategjik SHBA, por se janë të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës./Telegrafi/

Richard Grenell@RichardGrenell

Very good thread. @IsaMustafaKS is a courageous leader. Dropping the tariffs tomorrow would be a great beginning to much more progress – and it would move quickly. But economic development can’t move forward til the tariffs are dropped. https://twitter.com/isamustafaks/status/1234110029596385280 …Isa Mustafa@IsaMustafaKSSince the beginning, I have openly stated, perhaps among the only ones in #Kosovo that the tariffs, initially 10% and then 100%, set by the Haradinaj Government, had no economic justification but was a measure to protect against failures, especially in foreign policy.5302:51 PM – Mar 1, 2020Twitter Ads info and privacy198 people are talking about this