Grenell do të japë dorëheqje si ambasador i SHBA-së në Gjermani

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell pritet të japë dorëheqjen si ambasador i SHBA-së në Gjermani.

Lajmi është dhënë nga mediat amerikane dhe është konfirmuar nga vet Grenell, i cili ka thënë se ka planifikuar që të kthehet në SHBA në pranverë.

“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zbulimit Kombëtar, Richard Grenell, e ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se ai do të japë dorëheqje nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani sapo John Ratcliffe të konfirmohet nga Senati në këtë pozitë”, shkruan “Daily Wire”.

Republikani nga Teksasi, John Ratcliffe është kandidat për të marrë edhe postin e drejtorit të Zbulimit Kombëtar, pavarësisht reagimeve se nuk e ka kualifikimin e duhur për një post të tillë.

Kjo do të thotë se do të trashëgonte të dy detyrat e Grenell.

Megjithatë, Richard Grenell do të va zhdojë të jetë “syri dhe veshi” i Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë./tch