Gazeta gjermane “Bild” pretendon se Rusia në stërvitjen e saj “Zapad 2017” në shtator më shumë se një stërvitje kundër terrorizmit ka zhvilluar një betejë të simuluar kundër NATO-s dhe Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta në lajmin e saj të bazuar në burimet e shërbimeve inteligjente perëndimore, ka bërë të ditur se emri zyrtar i stërvitjes që Rusia kreu me 100 mijë ushtarë është “lufta kundër terrorizmit” por se në stërvitje është simuluar një plan luftarak kundër vendeve anëtare të NATO-s dhe Evropës.
Sipas artikullit në skenarin e stërvitjes synohet që vendet baltike të merren brenda disa ditësh, ku dhe më pas në stërvitjen e simuluar, përfshihet kryerja e një ofensive rrufe ndaj vendeve të Evropës Perëndimore kryesisht kundër Gjermanisë, Holandës, Polonisë, Norvegjisë, Finlandës dhe Suedisë.
Rusia stërvitjen “Zapad” (Perëndimi) e kryen një herë në katër vite dhe ka njoftuar se është me qëllim kundër terrorizmit, thuhet në artikullin e gazetës.
Gjithashtu në artikull pretendohet se planet luftarake të ushtrisë së Rusisë përfshijnë edhe parandalimin e NATO-s për t’u kundërpërgjigjur, ku me këtë qëllim në stërvitje qëndron edhe plani për të goditur nga veriu me sulme ajrore bazat e flotës gjermane dhe ato holandeze.
Zyrtarët e shërbimeve inteligjente të cilët kanë folur për gazetën kanë pretenduar se Rusia ka vlerësuar se Suedia dhe Finlanda nuk do të qëndrojnë të paanshëm në rast të një lufte dhe se për këtë arsye ajo ka planifikuar që të ndërmarrë sul Negociatat mes palës shqiptare dhe asaj greke në Kretë kanë dhënë rezultatin e parë: Ndërtimin e varrezave të tjera të ushtarëve grekë në Shqipëri.
Nisur nga vendimi i fundit i qeverisë shqiptare, sëfundmi është organizuar edhe takimi i Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve Shqiptarë dhe Grekë në Athinë për koordinimin e punës.
Mediat greket transmetojnë se takimi u zhvillua në një klimë të mirë.
Grekët duket se po arrijnë hap pas hapi qëllimin e tyre për të ndërtuar një gardh varrazash të ushatarëve në kufirin me Shqipërinë në shërbim të pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë.
Vendimi i qeverisë shqiptare më dt.13 dhjetor 2017
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
- Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, të përcaktuar sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.
- Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, të ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve, sipas ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.
- Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues, si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes.
- Prefekti i qarkut ku do të zhvillohen punimet e kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse, të ofrojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrim-varrimit në territoret e tyre.
- Me urdhër të Kryeministrit, në zbatim të neneve 2, pika 5, dhe 4, shkronja “a”, të marrëveshjes, të përcaktohen ekspertët e palës shqiptare në Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve Shqiptarë dhe Grekë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, si dhe ekspertët në terren të palës shqiptare.
- Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore, të përfaqësuara me ekspertë në Komitetin e Përbashkët në terren të përballojnë shpenzimet për realizimin e detyrave nga këto ekspertë, sipas legjislacionit në fuqi.
- Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1, të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.
- Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat e nevojshme për zbatimin e të gjitha procedurave të zhdoganimit dhe të përjashtimit nga detyrimet doganore sipas ligjit nr.10256, datë 25.3.2010.
- Vendimi nr.496, datë 29.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.me me raketat Iskender ndaj këtyre vendeve.