Shamia për mua është…
Ky spot është realizuar para 1 viti me rastin e Ditës Botërore të Mbulesës. 1 shkurti është dita botërore e mbulesës fetare islame.
Ajo shënohet në vende të ndryshme të botës, dhe kohëve të fundit po shënohet fuqishëm në Evropë, ku gjithnjë e më shumë vajza të reja dhe gra vendosin mbulesën në shenjë të besimit të tyre ndaj Zotit.
Në Kosovë nuk shënohet ndonjë aktivitet publik lidhur me këtë, por në Shqipëri është realizuar ky videoklip, i cili i jep shumë kuptim arsyeve pse vajzat dhe gratë vendosin të mbajnë petkun e modestisë. /MESAZHI/