Gratë Rohingya tregojnë tmerret që ua bënë budistët e Mianmarit

​Kriza e muslimanëve Rohingya nuk po kalon, por përkundrazi po përkeqësohet më tej. Këtë nuk e flasin vetëm raportet e mediave, por e dëshmojnë më së miri fjalët e atyre që kanë arritur ti mbijetojnë masakrave budiste.

Qindra gra kanë pranuar të flasin për krimet që u janë kryer teksa ishin duke u larguar nga masakrat në vendin e tyre. Ato tregojnë se si u urdhëruan të mos lëvizin, dhe ushtria ia drejtonte armët dhe i detyronin të vepronin sipas urdhërave të tyre.

Por më tmerruesja nga të gjitha historitë është ajo e nuses së re Rajuma, e cila tregon se si ushtarët budist ia hodhën beben e posalindur në zjarr.

Dhe kjo nuk u mjaftoi, tregon Rajuma, e cila më pas u dhunua në grup nga ushtarët.

Rajuma është vetëm njëra nga muslimanet që i takojnë popullit më të përsekutuar në botë, dhe tani po e kalon kohën sikur e mpirë nëpër kampet e refugjatëve në Bangldesh.

Edhe të mbijetuarat e tjera tregojnë histori të ngjashme, se si ushtarët qeveritar therrën foshnjet, prenë kokat e tyre, dogjën shtëpitë me njerëz brenda, dhe mblodhën gjithë meshkujt e fshatit ku i ekzekutuan me radhë.  /MESAZHI/