Gratë me mbi 3 lindje të rrezikuara nga kanceri i qafës së mitrës

16 mijë gra në gjithë vendin të grupmoshës 40-49 vjecc do të mund të kryejnë testimin për kancerin e qafës së mitrës falas. Shërbimi do të merret në qendrat shëndetësore, ndërsa mjekët tregojnë  se cilët persona rrezikojnë më tepër.

Gati 100 raste të reja ka thuajse çdo vit me gra të prekura nga kanceri i qafës së mitrës në vendin tonë. Rreziku nga kjo sëmundje vjen kryesisht nëpërmjet rrugëve seksuale. Mjekja gjinekologe Mirela Rista thotë se gratë që kanë bërë më shumë se 3 lindje janë më të predispozuara për të mbartur kancerin e qafës së mitrës.

Mirela Rista, mjeke: Yomo Papillomavirus është shkaktari në mbi 97% të kancerit të qafës së mitrës. Janë të rrezikuar të jenë mbartës të virusit edhe zonjat që kanë lindur shumë fëmijë, çifte që kryejnë marrëdhënie të pambrojtur.

Në javën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, ministria e shëndetësisë  pas një vendimi që pritet të miratohet nga Këshilli i ministrave do të ofrojë falas testimin për rreth 16 mijë gra në gjithë vendin të grupmoshës 40-49 vjeç.

Mirela Rista, mjeke: Dihet që kanceri i qafës së mitrës në këtë grupmoshë kap pikun më të larta. Bërja e Paptestit realizohet falas në të gjithë qendrat shëndetësore të shërbimit parësor.

Kanceri mbetet një prej sfidave më të mëddha të njerëzimit. Sipas Organizatës botërore të shëndetësië rreth 9.6 milion njerëz në botë humbasin jetën prej kancerit. 1.16 trilion dollarë ka qenë shuma e shpenzuar që prej vitit 2010 për këtë sëmundje, ndërsa 30-50 % e llojeve të kancerit janë të parandalueshme.