Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi është shënuar në mbarë botën për të nxjerrë në pah peripecitë e grave në të gjithë botën.
Mijëra gra në të gjithë globin morën pjesë në marshime dhe protesta vjetore për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave nën hijen e kufizimeve të shumta ndaj tubimeve si rezultat i pandemisë së Koronavirusit.
Nga India në Filipinë e në Spanjë, gratë bënë thirrje për të drejta dhe liri të barabarta dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.
Disa qindra muslimane Ujgure organizuan një marsh në Turqi përgjatë Bosforit duke kërkuar mbylljen e kampeve masive të përqendrimit në rajonin Xinjiang të Kinës.
Ato brohorisnin “ndaloni gjenocidin” dhe “mbyllni kampet” ndërsa marshuan qindra metrave larg konsullatës së Kinës në Stamboll.
Në Filipine qindra demonstrues kryesisht femra u mblodhën në Manila dhe kishin synim presidentin e vendit, Rodrigo Duterte për abuzime te pretenduara ndaj grave.
Në Indi mijëra fermere morën pjesë në greve urie në kryeqytet ndërsa protestuan ndaj ligjeve të reja bujqësore.
Në Pakistanin fqinj, mijëra gra u mblodhën në të gjithë vendin. Të drejtat e barabarta, liria për të zgjedhur partnerin e jetës, fundi i martesave të detyruara dhe fundi i ngacmimeve seksuale ishin disa nga kërkesat e marshuesve.
Në Spanjë, më shumë se 100 protestuese kundërshtuan një urdhër gjykate që ndalon protestat duke u mbledhur në distancë nga njëra tjetra në sheshin qendror të Madridit. “Mjaft me drejtësinë patriarkale” ishte slogani i tyre.
Udhëheqës botëror gjithandej shënuan Ditën Ndërkombëtare të Grave duke vlerësuar rolin e grave. /Mesazhi.com