Gratë konservatore afgane që po ia fusin tmerrin ISIS-it (Video – Dokumentar)

Bombardimet masive të muajit të kaluar në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, kanë ritheksuar vështirësitë që qeveria e Afganistanit ka pasur kohët e fundit për mbajtjen e rendit. Grupet terroriste që veprojnë në vend, duke filluar nga grupet Talibane e deri te e keqja e fundit, ISIS, po e minojnë edhe më tepër brishtësinë e sigurisë.

Aktivitetet e ISIS në Kabul, e kanë lënë në hije grupin kryengritës taleban, duke shkaktuar shumëfish më shumë viktima dhe shkatërrim.

Është e kuptueshme se autoritetet e Afganistanit mirëpresin çdo iniciativë të popullatës në zonat rurale për të ndihmuar në reagim ndaj kërcënimit, si p.sh. bashkimi me milicitë lokale dhe sigurimi i ndihmës dhe mbështetjes për forcat lokale të sigurisë.

Por në një vend kaq konservator, pak do të kishin pritur që rekrutët më entuziastë të jenë femrat.

Por kjo është pikërisht ajo që po ndodh në provincën Jowzjan, e cila gjendet në kufirin midis Afganistanit dhe Turkmenistanit, ku qindra gra kanë rrokur armët kundër atyre që ua rrezikojnë familjet.

Regjisori i Al Jazeera Najibullah Quraishi, ishte interesuar për të kuptuar përse ato kishin vendosur të luftonin dhe çfarë do të thoshin  familjet e tyre, komunitetet e tyre dhe vendi në përgjithësi. Kjo storie then plotësisht stereotipet dhe tregon se si këto gra në dukje konservatore janë trajnuar për përdorimin e armëve, përpara se të dalin në terren dhe ti luftojnë grupet që po ua shkatërrojnë vendin.

Burimi: Al Jazeera News. / Mesazhi.com /