Çmimi Nobel, si një nga çmimet më prestigjoze në botë dhe i cili jepet që nga viti 1901 deri më tani u është dhënë vetëm 48 femrave, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që ka përpiluar gazetari i AA-së theksohet se çmimi u jepet personave apo institucioneve që prej 116 vitesh nga Akademia Shkencore Mbretërore e Suedisë, Akademia Suedeze, Instituti Karolinska dhe Komiteti norvegjez i Nobel-it për sukseset e jashtëzakonshme në fushat si fizika, kimia, letërsia, ekonomia, paqja dhe fiziologjia si dhe në fushat e mjekësisë.
Në këtë udhëtim të gjatë të Nobel-it janë nderuar me këtë çmim 822 meshkuj, ndërsa tek femrat kjo shifër ka mbetur në 48.
Derisa theksohet se paqja dhe letërisa janë fushat ku femrat kanë marrë më së shumti këtë çmim, bëhet e ditur se femrat kanë marrë 16 çmime Nobel për paqen, 14 për letërsinë, 12 në fiziologji dhe mjekësi, 4 në kimi, 2 në fizikë dhe 1 në ekonomi.
Femra e parë që ka marrë dy herë çmimin Nobel
Marie Curie është femra e parë që ka marrë çmimin Nobel. Themeluesja e shkencës së radiologjisë e cila në vitin 1903 është nderuar me çmimin për fizikë dhe në vitin 1911 për kimi është gjithashtu edhe femra e parë që ka marrë dy çmime Nobel.
Curie si rezultat i eksperimenteve të saj me uraniumin zbuloi radioaktivitetin. Për arsyen se Curie ka marrë dy herë çmimin Nobel, thuhet se në të vërtetë ky çmim është dhënë 49 herë për femrat.
Tevekkul gruaja e parë në botën arabe që merr çmimin Nobel
Malala Jusufzaj ka hyrë në histori si personi i parë me moshën më të re që ka marrë çmimin Nobel. Ajo mori këtë çmim në vitin 2014 teksa ishte ende në moshën 14 vjeçare. Jusufzaj kishte deklaruar se çmimin e fituar prej 8 milionë kruna do t’ia dhuronte shkollave në Pakistan.
Si rezultat i një fondi të hapur në emër të Malala e cila është bërë emri simbol kryesisht për arsimin e femrave, vazhdohet të kryhen punime për dërgimin e vajzave në shkolla në shumë vende të cilat janë në zhvillim.
Malala u sulmua në një autobus teksa shkonte në shkollë më 9 tetor 2012, ku një militant taleban që kishte hipur në autobus pasi pyeti për emrin të qëlloi tre herë mbi Malala-n. Pas këtij sulmi ku Malala u plagos në kokë u dërgua për mjekim në Britani pas 6 ditësh. Ajo qëndroi për tre muaj në spitalin e Mbretëreshës Elizabeth në Birmingham dhe në kafkën e saj u vendos në pllakë metalike. Në mars të vitit 2013 Malala doli nga spitali dhe pasi nisi të jetonte me familjen në Birmingham ajo filloi edhe shkollimin atje.
Edhe Ministrja e Mijanmarit dhe Ministrja e Shtetit përgjegjëse për presidencën Aung San Suu Çii, ka marrë çmimin Nobel për paqe në vitin 1991 për shak “të luftës së saj duke refuzuar dhunën për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”.
Ndërsa edhe Tevekkul Karman e cila është gruaja e parë në botën arabe që ka fituar çmimin Nobel për paqen për kontributet e saj që ajo ka bërë në forcimin e rolit të gruas në shoqëri. Karman u nderua me këtë çmim në vitin 2011 bashkë me Presidenten e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf dhe qytetaren liberiane Leymah Gbowee.
Selma Lagerlöf ka qenë shkrimtarja e parë sudeze dhe gruaja e parë që ka marrë çmimin në fushën e letërsisë në vitin 1909. Lagerlöf, është e njohur për veprat e saj me bazë legjendat dhe përrallat.
Mori çmimin me zbulimin e HIV
Çmimin e parë në fiziologji apo mjekësi e ka marrë biokimistja Gerty Theresa Cori në vitin 1947, e cila u nderua me këtë çmim për shkak të punimeve të saj të cilat hodhën dritë mbi shpjegimin e metabolizmit të karbohidrateve dhe proceset biokimike të energjisë. Cori çmimin e saj e ndau me bashkëshortin Carl Ferdinand Cori dhe fiziologun argjentinas Bernardo Houssay.
Ndërsa gruaja e parë që ka marrë çmimin në Afrikë ka qenë Wangari Maathai e cila u nderua me këtë çmim në vitin 2004 për shkak të kontributeve në zhvillimin e vazhdueshëm, demokracinë dhe paqes.
Edhe virologia franceze, Françoise Barre-Sinoussi është nderuar me çmimin Nobel në vitin 2008 për shkak të zbulimeve për HIV në fushën e fiziologjisë.