Disa gra nga Kumanova kanë marrë një iniciativë për të mbledhur para dhe për të ndërtuar disa bunarë uji në Azi.
Iniciatorja e aktivitetit humanitar, Linda Sinani tregon për TV21, se për katër orë kanë arritur të mbledhin shumën e duhur të parave dhe më pas i kanë donuar për të ndërtuar 8 puse uji në Burma të Azisë. Paratë janë donuar të Shoqata Human Relief e cila e realizon misionin.
Burma apo e njohur ndryshe si Mianmar është një nga zonat me popullsinë më të varfër në botë.
Përfituesit e puseve janë shumë falënderues dhe të lumtur për këtë dhuratë, gjë që shihet edhe në video, informon Linda.
Përndryshe mbi 1 miliard njerëz në botë vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.