Granit Xhaka ka mposhtur vëllanë e tij Taulantin në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A në Ligën e Kampionëve.
Graniti me Arsenalin fitoi me rezultat 2 me 0 ndaj Baselit të Taulantit. Dy golat e fitores për “Topçinjtë” i shënoi Theo Walcott në minutat 7 dhe 26.
Dy vëllezërit Xhaka ishin titullarë dhe luajtën për 90 minuta në këtë ndeshje.
Arsenali dhe PSG prijnë këtë grup me nga katër pikë, ndërsa Ludogoretsi dhe Baseli kanë nga një pikë.