Ballina Sport Futboll Granada befason Barcelonën, ia merr një pikë në Camp Nou

Granada befason Barcelonën, ia merr një pikë në Camp Nou

Granada ka bërë befasinë duke nxjerrë një pikë nga Barcelona në “Camp Nou”.

Katalunasit në fundin e takimit ia dolën të marrin një barazim me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

E tëra ndeshja u dominua nga Barcelona, që assesi nuk i finalizuan aksionet.

Golin e parë në takim e shënoi Duarte në minutën e dytë me kokë nga afërsia (2’), duke vendosur Granadan në epërsi.

Barcelona në tërësi ishte skuadër shumë më e kompletuar, por nuk ia doli të shënojë, ku edhe provuan gjatë tërë kohës përmes harkimeve që të shënojnë me kokë.

Vlen të ceket, një vendim befasues i Ronald Koeman, që e vuri Gerard Piquen si qendërsulmues për 15 minuta, me spanjollin që provoi të realizonte falë lartësisë, por nuk ia doli.

Derisa mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat, heroi i Barcelonës ishte Ronald Araujo që ia doli ta barazoi rezultatin (89′).

Sidoqoftë, me këtë barazim, Barcelona renditët e shtata me tetë pikë, derisa Granada e 17-të me tre sosh.

Exit mobile version