Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, përgjimet e të cilit janë duke u publikuar nga Insajderi prej 1 gushtit të këtij viti, ka paditur mediumin me pretendimin se i është shkelur privatësia dhe se me publikimin e tyre i është dëmtuar rëndë reputacioni dhe autoriteti. Insajderi ka publikuar vetëm ato biseda që lidhen me detyrën zyrtare dhe jo ato që janë biseda për çështje private, e familjare.
Adem Grabovci, nuk i ka dhënë vlerë të saktë monetare “dëmit” që pretendon se ia ka shkaktuar Gazeta Online Insajderi, me publikimin e përgjimeve të tij telefonike.
Vlerën ka thënë se do ta caktojë gjashtë shqyrtimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan Insajderi.