Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Fushë-Kosovë

Një grabitje raportohet të jetë kryer në orët e vona të natës në Bresje të Fushë-Kosovës.

Dy meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në vendin e punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcënimin e armës (revole) ua ka marrë një shumë të parave, transmeton lajmi.net.

Sipas viktimave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.