Sot rreth orës 10:00, është grabitur filiali i një banke e cila gjendet në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia thotë se me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.
“Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e armës (duke shtënë në ajër) , janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës”, ka njoftuar Policia.
Deri tani policia ka arrit të sekuestroj një motor, që dyshohet se është përdorur prej të dyshuarve, për tu larguar nga vendi i ngjarjes. I njëjti po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.