Grabitet xhamia “Ebu Beker” në Shkodër

Një xhami në Shkodër është grabitur, ku për pasojë grabitësit kanë marrë arkën e parave të xhamisë.

Policia në Shqipëri ka njoftuar se bëhet fjalë për xhaminë “Ebu Beker”.

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa policia pritet të marrë edhe pamjet filmike të kamerave të biznesit pranë xhamisë.

Ndërkohë, nuk ende mbetet e paqartë shuma e parave e vjedhur në xhami.